Image is not available
previous arrow
next arrow
Slider

Produktet

Dritare

Dritaret janë bërë një element i rëndësishëm arkitektonik i çdo ndërtese. Seleksionimi i tipit të saktë, formës, materialit dhe ngjyrës ndikojnë në pamjen përfundimtare të ndërtesës dhe gjithashtu në mirëqënien e njerëzve që jetonë brenda asaj ndërtese.

Dritaret moderne - bashkëkohore jo vetëm mundësojnë dhe krijonë më shumë dritë dhe ajër  brenda dhomave, por gjithashtu ato sigurojnë fleksibilitet të pakufizuar. Në Les Kommerce, ne ofrojmë PVC profile për dritare, dritare druri dhe kombinim dru-alumin, nga furnizues me clësi shumë të lartë të produkteve.


Dyer

Dyert janë pjesë e rëndësishme e çdo ndërtese. Përveç rëndësisë së mbrojtjes, sigurisë, prestigjit dhe estetikës së dyerve hyrëse, ato janë pjesa e parë që preket në qoftë se qasesh në ndonjë ndërtesë, dhe gjithashtu pjesa e fundit kur të largoheni nga ndërtesa. Ato thuan shumë për vlerat e pronarit. Nga ana tjetër, dyert e brendëshme ofrojnë bariera të rëndësishme midis dhomave në shtëpinë tuaj dhe gjithashtu përdoren për reduktim të zhurmës. 

Në Les Kommerce, ne ofrojmë lloje të ndryshme të dyerve, të prodhuara nga materiale të ndryshme, nga furnizues me traditë të gjatë në prodhimin e këtyre produkteve të cilat ofrojnë zgjedhje inovative, dizajn modern dhe kualitet shumë të lartë.

Roleta - Roltek

Tradicionalisht roletat janë përdorur për ndërtesat me zyra, por tani ato janë bërë të njohura dhe përdoren shumë për ndërtesa banimi. 
Roletat nuk përdoren vetëm për mbojtjen nga drita dhe privatësia, ato ofrojnë reduktim të mirë të zhurmës, si dhe ambient të lëndshëm në dhomë gjatë motit të nxehtë dhe gjithashtu cilësi të mira të izolimit gjatë motit të ftohte. Roletat ofrojnë elemente shtesë të sigurisë dhe mbrojtje nga vjedhjet.

Materialet që përdoren në Les Kommerce për prodhimin e roletave importohen nga Roltek, e cila është një kompani me renome dhe udhëheqëse e tregut në Sloveni dhe më gjërë për prodhimin e këtyre sistemeve. Përveç llojeve të ndryshme të roletave, në Les Kommerce, ne ofrojmë  ngjyra të ndryshme, sipas grafikut për ngjyra të Roltek-ut, si një pjesë e rëndësishme estetike.

Funksionimi i roletave menaxhohet në mënyra të ndryshme.

 

Dyer Garazhe

Në programin e shitjes në Les Kommerce ofrohen dy lloje të dyerve për garazh, roll dyer dhe dyer të sipërme.

Roll dyerët e garazhit janë të përshtatshme për garazhe me tavan të lartë, kurse dyert e sipërme të garazhit janë të përshtatshme për garazhe me tavan të ulët. Pasi që motori është komponenta standarde e këtyre dyerve të garazhit, telekomanda përdoret për operimin e tyre.

Në rast të dështimit të energjisë, një levë dore është e siguruar për mbështetje   emergjente (dyer të sipërme), ose duke përdorur dorezë shirit (roll dyert). Për lëvizje të sigurtë në zonën e derës, është siguruar një sensor opsional.

Roleta të montuara dukshëm

Roleta të montuara dukshëm janë zgjidhja më ideale dhe optimale për objekte e kompletuara.

Këta sisteme montohen përpara dritareve. Ekziston mundësia që të instalohet një rrjetë e integruar, e cila vendoset në kutinë e roletave (nuk është e dukshme) dhe përdoret për mbrojtje nga mushkonjat dhe insekte të tjera.

 

Llojet e këtyre roletave:

  • The pentagon Classic - System Pento
  • The Rugged - System QUADRO

The Modern Half Round - System RONDO

Roleta te montuara rafsh (flush)

Roletat e montuara rafsh (flush) janë sisteme që përdoren në objekte në të cilat ekziston mundësia e rinovimit të jashtëm të ndërtesës d.m.th vetëm fasada por nuk ndërohen dritaret, në këto raste këto sisteme janë perfekte.

Roletat e montuara rafsh (flush) vendohen përpara dritareve para se të aplikohet fasada. Fasada në këtë rast e mbulon kutinë e roletave ashtu që ato nuk janë të dukshme. Ekziston mundësia që të instalohet një rrjetë e integruar, e cila vendoset në kutinë e roletave (nuk është e dukshme) dhe përdoret për mbrojtje nga mushkonjat dhe insekte të tjera.

 

Llojet e këtyre roletave:

  • The pentagon Classic - System INTEGO
  • The elegant square - System Q INTEGO
Roleta të montuara sipër

Roletat e montuara sipër janë zgjidhja perfekte për ndërtesa të reja, për shkak të izolimit të tyre maksimal. Këto sisteme ofrojnë kuti jo të dukshme, izolim maksimal dhe shumë funksione të ndryshme.

Këta roleta montohen sipër dritares dhe instalohen ne mur në  të njëjtën kohë me dritaren. Tek këta sisteme ekziston mundësia që të instalohet një rrjetë e integruar, e cila vendoset në kutinë e roletave (nuk është e dukshme) dhe përdoret për mbrojtje nga mushkonjat dhe insekte të tjera.

 

Llojet e këtyre roletave:

  • Portokall PURO.XR Poliuretan
  • Sistemi klasik RA.2 / RA.3

Sistemi multifunksional KARO

Laminat

Në Les Kommerce, ne ofrojmë laminat të importuar nga një lider botëror në prodhimin e laminateve për dysheme  me cilësi të lartë. Përparsitë e laminatit nga Krono Original janë cilësitë e brendëshme të saj, siç janë,   sistemi A.B.C. Anti Bacterial,  pajisjet e integruara antistatike, S.A.S. sistemi për absorbimin e zhurmës dhe shumë të tjera.

Laminati për dysheme nga Krono Original është zgjedhje perfekte si për dizajnet e brendëshme bashkëkohore ashtu edhe për ato tradicionale. Me teksturat e thjeshta, shumë reale dhe strukturë të hollë mund të thuash që gati se nuk mund të bësh dallimin e tyre me ato të drurit. Ata janë të lehta për ti mirëmbajtur, duke ju dhënë bukurinë e qëndrueshme për shumë vite në vijim.

Highland Oak Royal Oak Umbria Oak Fireside Oak
Brazilian Cherry Ethnic Oak Cottage Oak Bongassi
Grey Oak Wellington Oak Reed Beech Afzelia Malay

Shkallë Tavani

Nëse ju keni hapsirë  në tavan (papafingo) në ndërtesën tuaj, atëherë ju duhen shkallë tavani për t'u qasur në të.

Në Les Kommerce, ne ofrojmë shkallë tavani, të cilat janë shumë të përshtatshme, funksionale, të fuqishme dhe elegante për qëllime të tilla.

Shkallë Tavani - Drurit

OMAN - TERMO

Dimenzionet standarde:

- 60 x 110 cm - 60 x 120 cm - 60 x 130 cm
- 70 x 110 cm - 70 x 120 cm - 70 x 130 cm

 

Shkallë Tavani - Metalit

OMAN - SHEAR TERMO

Dimenzionet standarde:

- 70 x 80 cm - 60 x 120 cm
- 70 x 100 cm - 70 x 120 cm

 

Dritare Kulmi

Dritaret e kulmit janë pjesë e programit tonë të shitjes në Les Kommerce. Ato janë pjesë e rëndesishme e çdo ndërtese, nëse në të ka një papafingo apo hapësirë të cilën doni ta shfrytëzoni. Ato nuk ofrojnë vetëm dritë natyrale por gjithashtu përmirësojnë ventilimin  e asaj hapësire.

OMAN EN

Dimenzionet standarde:

- 55 x 78 cm - 55 x 98 cm
- 68 x 118 cm - 78 x 118 cm
Roller blind OMAN RL 1

Një mënyre e lirë për mbrojtje kundër rrezeve të diellit. Roleta mund të vendoset në lartësi të ndryshme të dritares.

Gjeni ngjyrën e përsosur për dritaret tuaja me konfiguruesin e ngjyrave nga Aluplast!