Slider

Les Kommerce është ndërmarje private e cila ka filluar me veprimtarinë në vitin 1991.

Në fillim të veprimtarisë, Les Kommerce ka ofruar produkte të gatshme siç janë dritare dhe dyer të drurit dhe te plastikës, të cilat janë importuar nga kompanitë evropiane me një traditë të gjatë në prodhimin e këtyre produkteve dhe me cilësi shumë të lartë. Që nga fillimi, Les Kommerce i dha një prioritet të lartë prodhimit dhe shpërndarjes së produkteve me cilësi shumë të lartë me qëllim që ti përmbushë kërkesat e konsumatorëve të saj dhe të tejkalohen pritjet e tyre.

Pas një periudhe disa vjeçare, Les Kommerce, përveç shitjes së produkteve të gatshme, filloi me prodhimin e produkteve të saja duke përdorur sisteme profilesh të importuara nga jashtë. Fabrika e prodhimit në Les Kommerce është e pajisur me teknologjinë më të fundit, e cila ka aftësinë që ti përgjigjet stilit bashkëkohor - modern të punës. Les Kommerce është distributer i autorizuar për profile të dritareve dhe dyerve ne rajon. Suksesi afatgjat dhe stabiliteti në Les Kommerce udhëheqet nga themelet e forta biznesore.

Si një nga kompanitë udhëheqëse ne rajon, në Les Kommerce, ne jemi vazhdimisht në kërkim të risive në industrinë tonë. Përveç dritareve dhe dyerve prej druri dhe plastike, në programin tonë të shitjes ofrojmë edhe shumë produkte të tjera, siç janë sisteme roletash, laminat për dysheme, shkallë tavani-papafingo dhe dritare kulmi.

Gjeni ngjyrën e përsosur për dritaret tuaja me konfiguruesin e ngjyrave nga Aluplast!