Tradicionalisht roletat janë përdorur për ndërtesat me zyra, por tani ato janë bërë të njohura dhe përdoren shumë për ndërtesa banimi.
Roletat nuk përdoren vetëm për mbojtjen nga drita dhe privatësia, ato ofrojnë reduktim të mirë të zhurmës, si dhe ambient të lëndshëm në dhomë gjatë motit të nxehtë dhe gjithashtu cilësi të mira të izolimit gjatë motit të ftohte. Roletat ofrojnë elemente shtesë të sigurisë dhe mbrojtje nga vjedhjet.
Materialet që përdoren në Les Kommerce për prodhimin e roletave importohen nga Roltek, e cila është një kompani me renome dhe udhëheqëse e tregut në Sloveni dhe më gjërë për prodhimin e këtyre sistemeve. Përveç llojeve të ndryshme të roletave, në Les Kommerce, ne ofrojmë ngjyra të ndryshme, sipas grafikut për ngjyra të Roltek-ut, si një pjesë e rëndësishme estetike.

Funksionimi i roletave menaxhohet në mënyra të ndryshme.
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
Në programin e shitjes në Les Kommerce ofrohen dy lloje të dyerve për garazh, roll dyer dhe dyer të sipërme.
![]() |
![]() |
Roll dyerët e garazhit janë të përshtatshme për garazhe me tavan të lartë, kurse dyert e sipërme të garazhit janë të përshtatshme për garazhe me tavan të ulët. Pasi që motori është komponenta standarde e këtyre dyerve të garazhit, telekomanda përdoret për operimin e tyre.
Në rast të dështimit të energjisë, një levë dore është e siguruar për mbështetje emergjente (dyer të sipërme), ose duke përdorur dorezë shirit (roll dyert). Për lëvizje të sigurtë në zonën e derës, është siguruar një sensor opsional.
Roleta të montuara dukshëm janë zgjidhja më ideale dhe optimale për objekte e kompletuara.
Këta sisteme montohen përpara dritareve. Ekziston mundësia që të instalohet një rrjetë e integruar, e cila vendoset në kutinë e roletave (nuk është e dukshme) dhe përdoret për mbrojtje nga mushkonjat dhe insekte të tjera.

Llojet e këtyre roletave:
- The pentagon Classic - System Pento
- The Rugged - System QUADRO
The Modern Half Round - System RONDO
Roletat e montuara rafsh (flush) janë sisteme që përdoren në objekte në të cilat ekziston mundësia e rinovimit të jashtëm të ndërtesës d.m.th vetëm fasada por nuk ndërohen dritaret, në këto raste këto sisteme janë perfekte.
Roletat e montuara rafsh (flush) vendohen përpara dritareve para se të aplikohet fasada. Fasada në këtë rast e mbulon kutinë e roletave ashtu që ato nuk janë të dukshme. Ekziston mundësia që të instalohet një rrjetë e integruar, e cila vendoset në kutinë e roletave (nuk është e dukshme) dhe përdoret për mbrojtje nga mushkonjat dhe insekte të tjera.

Llojet e këtyre roletave:
- The pentagon Classic - System INTEGO
- The elegant square - System Q INTEGO
Roletat e montuara sipër janë zgjidhja perfekte për ndërtesa të reja, për shkak të izolimit të tyre maksimal. Këto sisteme ofrojnë kuti jo të dukshme, izolim maksimal dhe shumë funksione të ndryshme.
Këta roleta montohen sipër dritares dhe instalohen ne mur në të njëjtën kohë me dritaren. Tek këta sisteme ekziston mundësia që të instalohet një rrjetë e integruar, e cila vendoset në kutinë e roletave (nuk është e dukshme) dhe përdoret për mbrojtje nga mushkonjat dhe insekte të tjera.

Llojet e këtyre roletave:
- Portokall PURO.XR Poliuretan
- Sistemi klasik RA.2 / RA.3
Sistemi multifunksional KARO







